Aksidenti në urën e Dajlanit! Viktima 18-vjeçe, shoferi i dehur Arbër Xhaxhaj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.01.2026, 10:00

Personi në pamje është 26 vjeçari Arbër Xhaxhaj, drejtuesi i automjetit tip “BMW X5” që u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në urën e Dajlanit në Durrës. Sipas burimeve zyrtare, Xhaxhaj ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, ndërsa automjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe ka dalë nga mbikalimi pas humbjes së kontrollit.

Nga aksidenti ka humbur jetën 18-vjeçarja Vikena Greku, e cila ndodhej në makinë si pasagjere. Ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa shoferi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital nën kujdesin e mjekëve. I riu ka qenë me shpejtësi mbi 130 km në orë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe dy këmbësorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit