Haziri: Nuk e kam votuar Abdixhikun për kryetar, por ia zgjata dorën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2026, 08:31

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë një deklaratë të hapur lidhur me proceset e brendshme zgjedhore në parti dhe raportin e tij me kryetarin aktual, Lumir Abdixhiku.

Haziri ka kujtuar kohën e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ku ai ishte rival i drejtpërdrejtë i Abdixhikut për postin e të parit të partisë.

Ai sqaroi se, për shkak të garës, vota e tij nuk shkoi për fituesin, por theksoi se kjo nuk ka penguar bashkëpunimin e tyre të ngushtë.

“Unë jam nënkryetar i LDK-së dhe kam qenë kundërkandidat i Lumir Abdixhikut. Rrjedhimisht unë s’kam votuar për Lumir Abdixhikun në atë Kuvend. Dallimi me vota s’ka qenë i madh, por ia kemi zgjatur dorën njëri-tjetrit dhe asnjëherë nuk i kemi shfaqur dallimet që kemi!” u shpreh Haziri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit