Macron: Franca i bashkohet Danimarkës në stërvitjen ushtarake në Groenlandë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.01.2026, 01:09

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca do të dërgojë forca shtesë tokësore, ajrore dhe detare në Groenlandë, në kuadër të një stërvitjeje ushtarake evropiane, mes tensioneve në rritje për sigurinë e këtij territori autonom danez.

Gjatë një fjalimi para trupave franceze në Nuuk, Macron u shpreh se Franca dhe Europa duhet të jenë të pranishme kudo që rrezikohen interesat dhe sovraniteti territorial, duke theksuar se mbrojtja duhet të bëhet “pa përshkallëzim, por pa lëshime”.

Një grup i parë ushtarak francez ndodhet tashmë në Groenlandë dhe pritet të përforcohet në ditët në vijim me mjete tokësore, ajrore dhe detare. Sipas Macron, Europa duhet të jetë e përgatitur për një botë ku po rikthehen “fuqi destabilizuese”, duke përmendur Rusinë, Iranin dhe atë që e quajti “kolonializëm i ri”.

Ndërkohë, Gjermania bëri të ditur se misioni evropian në Groenlandë synon të vlerësojë opsionet e sigurisë në Arktik, përballë rreziqeve nga Rusia dhe Kina.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë deklaroi se prania e trupave evropiane nuk ndikon në qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka shprehur interes për marrjen e kontrollit mbi Groenlandën për arsye sigurie.

Franca ka paralajmëruar gjithashtu rritje të buxhetit të mbrojtjes me 36 miliardë euro deri në vitin 2030, për të forcuar kapacitetet ushtarake në një kontekst global gjithnjë e më të paqëndrueshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit