Aksident i frikshëm në Durrës: Makina ‘fluturon’ nga Ura e Dajlanit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.01.2026, 00:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë tek Ura e Dajlanit, në Durrës. Sipas raportimeve nga vendngjarja për JOQ Albania, një automjet dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” nga ura, duke përfunduar në aksin rrugor poshtë saj.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë dërguar pamje në redaksinë tonë, ku shihet automjeti i dëmtuar rëndë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit.

Ende nuk është e qartë nëse në ngjarje është përfshirë vetëm një automjet apo edhe një mjet tjetër, pasi një dëshmitar ka pohuar se mund të ketë pasur përplasje me një automjet të dytë. Ky detaj mbetet i pakonfirmuar.

Po ashtu, dyshohet se në automjet ndodheshin disa persona. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 4 persona kanë mbetur të plagosur, konkretisht 3 djem dhe 1 vajzë, ku vajza raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ambulanca, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për jetë të humbura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit