Gent Gjyli, zari i Ballukut u ka shpërndarë oligarkëve 360 MILIONË €!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.01.2026, 21:00

Një analizë e bazuar në Thesarin e derdhjeve të ARRSH tek oligarkët për vitin 2025 ngre pikëpyetje serioze mbi ritmet dhe transparencën e shpenzimeve publike në sektorin rrugor. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) i drejtuar në vitin 2025 nga Gentian Gjyli rezulton institucioni buxhetor me vlerën më të lartë të pagesave të kryera përmes Thesarit të Shtetit gjatë vitit 2025.

Sipas databazës të Spending Data Albania, vetëm gjatë 2025, ARRSH ka realizuar pagesa në vlerën mbi 350 MILIARD LEKË ose rreth 363 995 539 €.

Rritje e frikshme krahasuar me 2024

Të dhënat zbulojnë një rritje dramatike krahasuar me vitin 2024, kur në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar ishte Vis Berberi e pasi përfundoi në SPAK ia pasoi vjedhjen Gent Gjylit.

Në 2024 ky institucion ka shpenzuar 15.96 MILIARD LEKË, ose rreth 45% të shumës së vitit 2025.

Kjo do të thotë se brenda një viti, pagesat e këtij institucioni janë më shumë se dyfishuar, duke e kthyer ARRSH-në në përfituesin absolut më të madh të fondeve nga Thesari.

Ku shkuan 364 MILION €?

Edhe pse shifra është publike, mungon një ndarje e qartë e projekteve, kontratave dhe përfituesve realë të këtyre fondeve.

Transparencë për qytetarët nuk ka. Një listë të detajuar të kontratave që justifikojnë këtë rritje, një raport të qartë mbi përparimin real të projekteve rrugore, një analizë kosto–përfitim për investimet e kryera.

Në një vend ku infrastruktura rrugore vazhdon të jetë një nga ankesat kryesore të qytetarëve, kjo rritje marramendëse e shpenzimeve ngre dyshime serioze për eficiencën dhe kontrollin mbi fondet publike.

Pa transparencë dhe llogaridhënie, shifrat mbeten thjesht numra në letër, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me rrugë të amortizuara dhe kosto gjithnjë e më të larta për taksat e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit