Hëngrën 360 MILIONË € nga paratë e popullit/ Oligarkët e ARRSH që duhet të fundosen me Gent Gjylin në SPAK

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.01.2026, 12:26

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) kur në krye të tij ishte Gent Gjyli rezultoi institucioni buxhetor me vlerën më të lartë të pagesave të kryera përmes Thesarit të Shtetit gjatë vitit 2025, me mbi 360 MILION €, duke ia kaluar kështu edhe Bashkisë Tiranë.

Kjo shumë përfaqësoi një rritje të fortë krahasuar me vitin 2024, kur ARRSH kishte shpenzuar vetëm 45% të kësaj vlere, rreth 159 miliardë lekë. Në terma realë, pagesat e Autoritetit janë më shumë se dyfishuar brenda një viti.

Nga analiza e përfituesve rezulton se pjesa më e madhe e fondeve është përqendruar në një numër të kufizuar kompanish ndërtimi dhe infrastrukture, të cilat vijojnë të dominojnë tenderët rrugorë në vend.

Oligarkët përfitues të ARRSH për vitin 2025 janë:

  • Gjoka Konstruksion i oligarkut Rrok Gjoka me 44 MILIARD LEKË
  • 2T e Artan Sakos, vëllait të kryebashkiakut të Tepelenës Gramoz Sako me mbi 31 MILIARD LEKË
  • Salillari e Pëllumb Salillarit me mbi 24 MILIARD LEKË
  • A.N.K e Agim dhe Ndue Kolëse mbi 21 MILIARD LEKË
  • G.P.G Company e Paqësor Buzit me mbi 19 MILIARD LEKË
  • Geci shpk e Ramë Gecit me mbi 15 MILIARD LEKË

Të dhënat tregojnë një përqendrim të dukshëm të fondeve publike në të njëjtat subjekte ekonomike, duke ngritur pikëpyetje mbi konkurrencën reale dhe transparencën në ndarjen e kontratave.

Me mbi 363 milionë euro të derdhura nga Thesari vetëm në një vit, ARRSH jo vetëm që mban rekordin për 2025, por shndërrohet edhe në nyjën kryesore të qarkullimit të fondeve publike në sektorin e infrastrukturës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit