Gjendet një grua e humbur në Durrës: Flet përçart, a e njeh dikush?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.01.2026, 20:07

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar një rast shqetësues të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Sukthit të Ri, në Durrës.

Sipas dëshmisë së saj, një grua e panjohur është futur në një banesë në lagje dhe ka deklaruar se nuk di se ku e ka shtëpinë, duke refuzuar të largohet nga vendi. Qytetarja thotë se gruaja dukej e çorientuar dhe nuk ishte në gjendje të jepte informacion të saktë për veten.

Gruaja dyshohet se nuk mban mend asgjë dhe ka folur në mënyrë të pakuptueshme, duke përmendur se ndodhej në Angli. Ajo ka deklaruar se quhet “Luli”, por ky informacion mbetet i pakonfirmuar. Sipas raportimit, gruaja ishte e veshur hollë, ndërkohë që temperaturat në Durrës mbrëmjen e sotme janë të ulëta.

Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje. Sipas informacioneve paraprake, autoritetet janë në pritje të ambulancës, me qëllim që gruaja të transportohet drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore dhe verifikime të mëtejshme.

Deri në këto momente nuk dihet ende identiteti i saj dhe as rrethanat se si ka përfunduar në këtë zonë.

Nëse dikush e njeh ose ka informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e kësaj gruaje, mund të kontaktojë menjëherë autoritetet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit