Manaj transferohet në Kinë, lushnjari bëhet lojtari më i paguar nga legjionarët e kombëtares

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.01.2026, 17:24

E papritur në merkaton e kuqezinjve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, duket se mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit në kampionatin saudit.

Në përballjen ndaj Al Bataeh, Manaj u përpoq të ndihmonte ekipin e tij për të shmangur humbjen, por pa sukses. Edhe goli i realizuar prej tij, i cili barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1, u anulua nga arbitri për pozicion të parregullt.

Burime pranë lojtarit konfirmojnë se sulmuesi kuqezi është pranë një transferimi në Kinë.

Manaj pritet të firmosë me Zhejiang Professional FC, ku do të lidhë një kontratë dyvjeçare. Sipas informacioneve, përfitimi financiar për futbollistin e Kombëtares shqiptare do të jetë rreth 4 milionë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit