Sherr në Gjakovë: Shoqëruesi i këngëtarit Jozefin Marku përleshet me recepsionistin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.01.2026, 15:52

Një incident është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë, ku shoqëruesi i këngëtarit Jozefin Marku i njohur si “Jozi”, dyshohet se është përleshur me recepsionistin e një hoteli.

Këngëtari kishte shkuar në hotel “Ari” bashkë me shoqëruesin e tij Fitim Gashi dhe disa femra, me qëllim që të siguronin dhoma të lira. Pasi është kërkuar akomodim dhe në hotel nuk ka pasur dhoma të lira, situata ka eskaluar. Fitim Gashi dyshohet se është përleshur fillimisht me recepsionistin, ndërsa më pas raportohet se ka pasur përleshje edhe në korridor, ku janë hedhur e rrëzuar edhe disa sende.

Ngjarja është incizuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet tashmë janë siguruar nga organet kompetente, ku pritet të sqarohen rrethanat e plota të incidentit.

Fitim Gashi dyshohet se është person recidivist.

Këngëtari Jozefin Marku nuk ka qenë i përfshirë në incident, pasi në momentin kur ka ndodhur përleshja ai dyshohet se ka qenë në veturë bashkë me dy shoqërueset femra.

Rasti pritet të trajtohet nga organet e rendit, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit