Lirimi i të dyshuarve për vrasjen e Martin Çeços, babai i viktimës: Do t’i djeg me benzinë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.01.2026, 15:01

Vendimi i Gjykatës së Apelit për të lënë në “arrest shtëpie” tre të dyshuarit për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço ka shkaktuar reagime të forta nga familja e viktimës. Babai i të riut, i revoltuar dhe i dëshpëruar, deklaroi publikisht se ky vendim përbën “lirimin” e autorëve dhe se drejtësia ka dështuar plotësisht, pas më shumë se tre vitesh pritje që nga qershori i vitit 2022.

Në një deklaratë me tone të ashpra për mediat, ai shkoi edhe më tej duke kërcënuar hapur me vetgjyqësi. “Do t’i djeg me benzinë,” u shpreh babai i viktimës, duke reflektuar gjendjen e rëndë emocionale dhe zemërimin ekstrem ndaj institucioneve të drejtësisë. Ai theksoi se i biri ishte i pafajshëm dhe se të dyshuarit janë persona të njohur për veprimtari kriminale, të cilët sipas tij janë mbrojtur padrejtësisht nga sistemi.

Babai i Martin Çeços shtoi se djali i tij ishte kërcënuar para se të vritej dhe se nuk kishte asnjë lidhje me rrethanat që janë përmendur gjatë hetimeve. Sipas tij, ndonëse çështja ishte cilësuar si vepër penale e dënueshme me burgim të përjetshëm, sot të dyshuarit ndodhen jashtë qelive, ndërsa familja Çeço vazhdon të kërkojë drejtësi dhe zbardhje të plotë të vrasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit