Kërcënim për bombë përmes Wi-Fi, avion i Turkish Airlines bën ulje emergjente

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2026, 14:26

Një avion i kompanisë Turkish Airlines ka kryer një ulje emergjente në aeroportin El Prat të Barcelonës, pasi një pasagjer kishte krijuar një rrjet interneti pa tel gjatë fluturimit, emri i të cilit përmbante një kërcënim për bombë, bëri të ditur një zëdhënës i kompanisë ajrore.

Sipas zëdhënësit të Turkish Airlines, Yahya Üstün, teksa fluturimi nga Stambolli po i afrohej destinacionit në Barcelonë, u konstatua se një pasagjer kishte hapur një pikë aksesi Wi-Fi në bord dhe kishte vendosur si emër të rrjetit një mesazh që përmbante kërcënim për bombë. Për pasojë, avioni u detyrua të kryente ulje emergjente.

Garda Civile spanjolle njoftoi se kërcënimi nuk ka qenë real dhe se po vijojnë kontrollet përfundimtare në avion dhe ndaj pasagjerëve. Pasagjerët kanë zbritur vetë nga avioni dhe janë dërguar në një zonë të sigurt brenda aeroportit.

Fluturimi TK1853 u nis nga Stambolli në orën 09:22, rreth 30 minuta me vonesë, dhe u ul në aeroportin El Prat në orën 10:57, gjithashtu me rreth 30 minuta vonesë. Autoritetet spanjolle theksuan se aeroporti i Barcelonës vijon të operojë normalisht, ndërsa incidenti është nën hetim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit