Rama shet Hajdarin, blen Dashin e PD! E bën Kryeinspektor në vend

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.01.2026, 14:08

Kryeministri Edi Rama ka formalizuar një tjetër lëvizje të debatueshme, duke emëruar ish- demokratin Dashnor Sula në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm dhe duke larguar nga posti Shkëlqim Hajdarin.

Sipas Publik.al, vendimi vjen në një moment të ndjeshëm politik, kur mazhoranca po përpiqet të konsolidojë kontrollin mbi institucionet kyçe, ndërsa mungesa e një shpjegimi zyrtar për shkarkimin ka shtuar dyshimet për prapavijë politike.

Emërimi i Sulës shihet si një shpërblim politik dhe jo si rezultat i një procesi transparent apo konkurrimi meritokratik. Si duket faktorë lokalë, veçanërisht nga qarku i Elbasanit, kanë luajtur rol në lobimin për këtë post. Kalimi i tij nga një deputet shpesh kritik në një funksion të rëndësishëm ekzekutiv ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë dhe funksionimin real të Inspektoratit të Përgjithshëm.

Nga ana tjetër, largimi i Hajdarit pa arsye të argumentuara publikisht forcon perceptimin se vendimi lidhet më shumë me nevoja taktike të Kryeministrit sesa me vlerësim performance. Ky zhvillim shton shqetësimin se institucionet shtetërore po trajtohen si monedhë shkëmbimi politik, duke cenuar besimin e publikut dhe duke e bërë gjithnjë e më të paqartë kufirin mes shtetit dhe partisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit