Nga Durrësi në Fier e Peqin, dalin emrat e 33 të burgosurve që u transferuan në mesnatë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2026, 13:46

Pas arratisjes dy ditë më parë të Altin Ndocit nga paraburgimi i Durrësit, 33 të paraburgosur janë transferuar në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit.

Transferimet janë kryer një natë më parë me mbështetjen e Forcave Shqiponja, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Drejtorisë së Burgjeve.

Burgu i Durrësit nuk është një institucion i sigurisë së lartë, ndaj është vlerësuar e arsyeshme që të paraburgosurit me rrezikshmëri të shtuar të mos qëndrojnë më në këtë burg. Burime zyrtare sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë dhe jo për zyrtarë apo persona të arrestuar për korrupsion ose abuzim me detyrën.

Mes të transferuarve është edhe Lul Berisha, i cili është dërguar në Burgun e Peqinit.

Lista e të transferuarve nga IEVP Durrës:

  1. Agim Gjini – në IEVP Fier
  2. Lulëzim Selimi – në IEVP Fier
  3. Algert Rrapi – në IEVP Peqin
  4. Enea Kume (vëllai i deputetit PS Loer Kume) – në IEVP Peqin
  5. Elvis Ndreca – në IEVP Peqin
  6. Dhimiter Nina – në IEVP Fier
  7. Endri Seiti – në IEVP Peqin
  8. Aldi Zonja – në IEVP Fier
  9. Erind Lasku – në IEVP Peqin
  10. Artur Hoxhosmani – në IEVP Fier
  11. Artion Çaushllari alias Gjika – në IEVP Peqin
  12. Armando Ndreca – në IEVP Fier
  13. Armand Marvataj – në IEVP Peqin
  14. Astrit Avdyli alias Balliu – në IEVP Fier
  15. Samuel Alfonso Moreno Serrano (Venezuelë) – në IEVP Peqin
  16. Braniol Liço alias Ago – në IEVP Fier
  17. Orges Molla – në IEVP Peqin
  18. Dorian Beu – në IEVP Fier
  19. Lulzim Berisha – në IEVP Peqin
  20. Emirjan Beu – në IEVP Fier
  21. Juxhin Koka – në IEVP Peqin
  22. Enkeli Kërtalli – në IEVP Fier
  23. Jose Ramos Zacarias Rodrigues Vasques (Venezuelë) – në IEVP Peqin
  24. Skënder Sufaj – në IEVP Fier
  25. Gëzim Thartori – në IEVP Peqin
  26. Ismail Zeneli – në IEVP Fier
  27. Geis Sejfullai – në IEVP Peqin
  28. Klajdi Merkaj – në IEVP Fier
  29. Ervin Zeqiri – në IEVP Peqin
  30. Klevis Hoxhosmani – në IEVP Fier
  31. Morel Kërtalli – në IEVP Fier
  32. Maksim Ndoci – në IEVP Fier
  33. Saimir Bilaçaj – në IEVP Fier

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zbardhur shkeljet që dyshohet të jenë kryer nga stafi gjatë vizitës mjekësore të Altin Ndocit në spital, që çuan në arratisjen e tij. Si pasojë, 7 punonjës të Policisë së Burgjeve dhe kryeinfermierin e IEVP Durrës u arrestuan, ndërsa 12 zyrtarë, përfshirë drejtorin e paraburgimit dhe zinxhirin komandues, u pezulluan. Drejtori i paraburgimit të Durrësit, Indrit Cerloj, u shkarkua me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Sipas Burgjeve, gjatë vizitës mjekësore, Ndoci u shoqërua në tualet nga punonjësit, ku kundërshtoi dhe goditi stafin, duke arritur të arratiset.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit