Sëmundja nuk e lejon të punojë, të ndihmojmë Adrianën ta kalojë këtë sfidë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.01.2026, 13:41

LINKU I GOFUNDME

Ka momente në jetë kur krenaria thyhet dhe mbetet vetëm dashuria. Ky është një prej atyre momenteve për Redonin, i cili sot po kërkon ndihmë për nënën e tij, diçka që nuk e kishte imagjinuar kurrë se do ta bënte, por rrethanat e kanë lënë pa asnjë zgjidhje tjetër.

Nëna e tij, Adriana Dauti, është seriozisht e sëmurë. Fillimisht, ajo u diagnostikua me një kist në pjesën abdominale, një problem shëndetësor që u shndërrua në një betejë të gjatë dhe të dhimbshme. Gjendja e saj është përkeqësuar me kalimin e kohës, duke e lënë të dobët, të pafuqishme dhe të varur nga medikamente të shumta. Sot, ajo nuk është më në gjendje të punojë dhe shumicën e ditës e kalon në shtrat, duke luftuar edhe për nevojat më bazike të përditshme.

Përveç sfidave shëndetësore, ajo ndodhet edhe në një gjendje të rëndë financiare. Pa të ardhura të qëndrueshme, çdo ditë është një luftë për të mbuluar shpenzimet jetike: trajtimet mjekësore, ilaçet, qiranë, ushqimin dhe shërbimet bazë.

Le të bëhemi bashkë të ndimojmë nënën e Redonit, sot është nëna e tij nesër mund të jetë e jona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit