Kushtetuesja vendos pro mafiozit rus, kalon për shqyrtim ankimimin e Kokunov

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.01.2026, 13:01

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim në seancë publike ankimin e paraqitur nga shtetasi rus Igor Kokunov, i cili kundërshton vendimet e gjykatave shqiptare që i hapën rrugë ekstradimit të tij drejt Federatës Ruse.

Kokunov, 62 vjeç, u arrestua në gusht të vitit 2023 në pikën kufitare të Muriqanit, në qarkun e Shkodrës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ruse, i dyshuar për përfshirje në vepra të rënda penale dhe lidhje me struktura mafioze. Ekstradimi i tij u realizua më 30 tetor, pikërisht në të njëjtën ditë kur Gjykata Kushtetuese kishte vendosur pezullimin e procedurës së ekstradimit.

Në ankimin e pranuar për shqyrtim, Kokunov kërkon që ekstradimi i tij në Federatën Ruse të shpallet antikushtetues, si dhe shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Shkodrës, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë që autorizuan ekstradimin. Gjithashtu, ai kërkon vlerësimin e paligjshmërisë së veprimeve të ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, të kryera pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ekstradimit, më 30 tetor të vitit të kaluar, në orën 17:15.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit