Shkolla ‘Rilindja’ me nxënës të sëmurë, kompjuterë të vjetër dhe kaldaja jashtë funksionit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2026, 12:29

Shkolla “Rilindja”, në Gramsh, e rikonstruktuar rishtazi dhe e dorëzuar në shtator 2025, po përballet me probleme serioze që prekin drejtpërdrejt mësimin dhe shëndetin e nxënësve.

Objekti, i vendosur në zemër të qytetit dhe me një numër të madh nxënësish, aktualisht zhvillon mësimin në dy turne, paradite dhe pasdite, por kushtet mbeten larg standardeve.

Prindërit dhe mësuesit shprehen se kaldaja e shkollës nuk funksionon dhe kjo ka shkaktuar sëmundje tek fëmijët për shkak të kushteve të ftohta. Ndërkohé orét e informatikës nuk zhvillohen, pasi kompjuterat janë të vjetër dhe të papërdorshëm. Baza materiale e shkollës është e cunguar edhe për kabinetet e tjera.

Prindërit thonë se kanë kontribuar për grilat e klasave, por situata nuk është përmirësuar, pavarësisht përpjekjeve financiare të tyre.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të eprorëve në shkallë hierarkike, duke sugjeruar që ata të kalojnë një ditë në shkollë për të parë nga afër kushtet e vështira.

Në të kundërt, nëse nuk merren masa urgjente, mësuesit dhe nxënësit e të dyja turneve paralajmërojnë se nga dita e hënë do të ndërpresin mësimin deri në zgjidhjen e situatës.

Denoncimi i prindit:

Përshëndetje! Jam prindi i një fëmije që studjon në shkollën “Rilindja” Gramsh. Brenda kësaj shkolle ka shumë shqetësime, por po rendit ato më urgjentet. Shkolla “Rilindja” në zemër të qytetit, me një numër të madh nxënësish,sapo u dorëzua në muajin Shtator 2025 pasi ishte objekt i një rikonstruksioni të përgjithshëm. Në të zhvillojnë mësimin aktualisht 2 turne, paradite dhe pasdite, por...

Kaldaja është totalisht jashtë funksionit. Fëmijët janë të gjithë sëmurë, kush më pak e kush më shumë.

Fëmijët nuk zhvillojnë orën e informatikës , kompjuterat janë shumë të vjetër, nuk punojnë. Në përgjithësi baza materiale është e cunguar edhe për kabinetet e tjera.

Prindërit ishin gati për të paguar grilat dhe i paguan( kishin apo nuk kishin mundësi të gjithë prindërit)

Ftojmë eprorët në shkallë hierarkike ,të qëndrojnë një turn në shkollë me fëmijët dhe mësuesit. Ndërkohë, nëse nuk merren masa të menjëhershme mësuesit dhe nxënësit e të dyja turneve , që nga dita e hënë do të sabotojnë mësimin deri në zgjidhjen e situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit