Banorët e rrugës “Prel Ivanaj” në Shëngjin kanë marrë fatin në duart e tyre duke shtuar vetë rrugën e fshatit pasi sipas tyre administrata e komunës nuk ka ofruar mbështetje të mjaftueshme.
Duke kritikuar përdorimin e mjeteve komunale për nevoja personale të administratës, banorët shprehen se me forcat e tyre po ia dalin të bëjnë punë që s’u takojnë.
Banorët theksojnë se nuk duan ndërhyrje selektive ose “servilizëm” nga autoritetet vetëm kur ka zgjedhje por punë dhe shërbime të pérhershme.
Ky rast nxjerr në pah sfidat e banorëve që angazhohen vetë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe shpërfaq mungesën e përgjegjësisë nga autoritetet lokale.
Mesazhi i qytetarëve:
Nje pershendetje shkon per administraten e komunes Shengjin nga rruga Prel Ivanaj .Ja kemi dal perher vete e nuk servilizohemi pa merak e mbani makinerite per punet e tuaja private. Mos harroni se sillen gjerat e mos na qoni servilat tuaja kur tkeni nevoj per hallet tuaja.Faliminderit e ne gezime.