Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.01.2026, 11:38
Zhvillime të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e regjistruar në Durrës, ku Altin Ndoci u arrestua dhe më pas u dërgua për mjekim në spital. Hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime për një plan të mirëorganizuar arratisjeje, i cili dyshohet se ishte përgatitur prej kohësh.
Sipas burimeve hetimore, nën verifikim janë vënë të gjithë personat që kanë zhvilluar takime me Ndocin në burgun e Durrësit gjatë gjashtë muajve të fundit. Dyshohet se disa prej këtyre kontakteve kanë pasur rol aktiv në organizimin e planit të arratisjes, ndaj autoritetet po thellojnë hetimet për të zbardhur të gjithë rrjetin e përfshirë.
Në kuadër të hetimit, po analizohen edhe tabulatet telefonike të familjarëve dhe personave që e kanë vizituar në institucionin e vuajtjes së dënimit. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se arratisja ishte planifikuar në detaje, ndërsa shoqërimi drejt spitalit ishte kryer me masa sigurie më të ulëta se sa parashikon protokolli, fakt që po hetohet veçmas.
Ndoci u shoqërua pa pranga në spital, nga 2 police të burgjeve, ndërsa protokolli e ka 4 persona ne shoqërim.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR