Flakët i morën jetën, fqinja e të moshuarës në Korçë: Ishte e paralizuar nga këmbët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.01.2026, 11:06

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një 70-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Viktima, e identifikuar si Fluturie Potka, u gjet pa shenja jete nga shërbimet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje, ndërsa zjarri kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fqinjët e së moshuarës kanë treguar se ajo jetonte e vetme prej kohësh. Sipas tyre, Fluturie Potka kishte një vajzë dhe një djalë, por kishte refuzuar të largohej nga banesa e saj për të jetuar me ta, edhe pse gjendja shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm.

Nuk kishte ndihma. Nuk pranonte të ikte të jetonte me djalin. Kishte disa muaj që ishte e paralizuar nga këmbët”, kanë deklaruar ata.

Ata kanë theksuar se 70-vjeçarja nuk përfitonte ndihma dhe prej disa muajsh ishte e paralizuar nga këmbët, çka e bënte edhe më të vështirë lëvizjen dhe reagimin në raste emergjente. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit