Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 66-vjeçar ka humbur jetën. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, shtetasi T. A., banues në Shënavlash, ndërroi jetë në spitalin e Tiranës.
Autoritetet dyshojnë se shkak i vdekjes mund të ketë qenë konsumimi i fotoksinës. Materialet lidhur me ngjarjen janë referuar në Prokurori për vlerësim, sipas njoftimit të policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, në lidhje me shtetasin T. A., 66 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili humbi jetën në spital, në Tiranë, dyshohet si pasojë e konsumimit të fotoksinës”, thuhet në njoftimin e policisë.