Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një banesë në lagjen nr. 13 është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e një 73-vjeçareje.
Sipas informacioneve paraprake, e moshuara Fluturie Potka jetonte e vetme në banesë, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë për të neutralizuar situatën.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Shërbimet e emergjencës vijojnë të qëndrojnë në vendngjarje për të siguruar situatën dhe për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.