Me bekimin e Veliajt, Anuela i jep 1,2 MILIARD Lekë Lavdos, oligarkut patronazhist

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.01.2026, 00:46

Mbi 1,2 MILIARD Lekë pa TVSH janë dhënë për oligarkët patronazhistë të "Glavenicës", Lavdimir, Majlinda e Agron Baraj e ortakut të tyre Bashkim Lacaj.

Në këtë tender është luajtur “skema e pastrimit të konkurrencës”, pasi të gjitha kompanitë në garë, plot 24 të tilla (!!) janë skualifikuar për çështje certifikatash apo për mos regjistrim inxhinierësh, ndërkohë që tenderi ëahtë shënuar me flamur të kuq edhe për skualifikimin e ofertës më të ulët.

Në praktikë, kjo do të thotë se një procedurë e shpallur si “procedurë e hapur” përfundon de facto si procedurë me një ofertues real.

Kjo është një nga shenjat klasike të manipulimit të garës, ku kriteret teknike përdoren si instrument për eleminim, dokumentet interpretohen në mënyrë ekstreme ndërsa fituesi kalon filtrat pa probleme.

Ironia në gjithë këtë është se oligakët e kompanisë fituese "GLAVENICA" janë patronazhistë të flaktë të PS në rrjetet sociale ku shpërndajnë çdo postim të Edi Ramës e Taulant Ballës, kokë më kokë me administratën që vulosin vendin e punës.

Screenshot

Jo më kot pronari i kompanisë quhet Lavdimir, "lavde të mira" në këtë rast për Partinë...

Dikush vendin e punës e dikush tenderin... Lavdoja patronazhist ka më shumë shanse se të tjerët të hajë paratë e popullit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit