Gjysma e Freskut ka mbetur pa energji elektrike për rreth dy orë e gjysmë në mes të temperaturave të ulëta, duke lënë banorët në një situatë të vështirë dhe të pasigurt. Një studente, raporton se ndërprerja ka ndikuar rëndë në aktivitetet e përditshme, duke e bërë jetën dhe studimin thuajse të pamundur.
Kjo ngjarje nxjerr në pah menaxhimin joefikas të furnizimit me energji dhe mungesën e përgjegjësisë nga autoritetet, të cilat heshtin përballë problemeve reale të qytetarëve. Ndërprerjet e shpeshta të energjisë nuk janë vetëm shqetësim i zakonshëm, por një rrezik i drejtpërdrejtë për sigurinë dhe shëndetin e banorëve, sidomos gjatë dimrit.
Banorët e zonës kërkojnë nga OSHEE dhe autoritetet ndërhyrje urgjente dhe një plan të qartë për të parandaluar rikthimin e këtij problemi, që duket se po përsëritet me vite.