Nga Ministria e së Vërtetës.
Në një ceremoni madhështore të mbajtur me drita LED dhe skenografi që do ta kishte zili edhe Hollywood-i, Kryeministri Edi Rama ka pranuar çmimin ndërkombëtar "Burgu Digjital: Siguria si Vizion".
Juria vlerësoi konceptin inovativ shqiptar ku "burgu nuk është një ndërtesë, por një gjendje shpirtërore".
Ndërsa Kryeministri po ngrinte trofeun, gazetarët e pyetën për ngjarjen në Spitalin e Burgut në Durrës, ku një i paraburgosur vendosi të testonte cilësinë e asfaltit të qytetit duke u larguar "pa njoftim".
"Ju nuk kuptoni asgjë nga modernizimi," u përgjigj Rama, i veshur me nallane ceremoniale. "Ai nuk u arratis. Ai thjesht po kryen një 'internship' jashtë mureve për të parë nëse shoqëria është gati ta riintegrojë. Ne kemi krijuar sistemin 'Open Air Prison' – burgu pa mure është kulmi i demokracisë."
Burime brenda spitalit bëjnë me dije se masat e sigurisë ishin "në nivelin më të lartë". Polici që duhej ta ruante kishte aplikuar teknologjinë më të fundit: Metodën e Gjumit të Thellë me Sy Hapur, ndërsa bravat e dyerve ishin zëvendësuar me lidhëse këpucësh bio-degradueshme, për të qenë sa më ekologjikë.
Sipas raportit paraprak, i burgosuri nuk ka përdorur dhunë, por ka përdorur një teknikë antike të quajtur "Ika, se harrova hekurin ndezur", duke i lënë rojet në një gjendje meditimi të thellë mbi ekzistencën.
Ministria e Drejtësisë nxori menjëherë një njoftim ku sqaronte se personi në fjalë nuk është "i arratisur", por është shpallur "Turist në Kërkim".
Ndërkohë, çmimi për sigurinë do të ekspozohet në Kryeministri, pikërisht pranë zyrës ku projektet fluturojnë po aq shpejt sa të burgosurit nga dritaret e spitaleve.