Rruga Peshkopi–Ushtelencë e pakalueshme prej 5 ditësh, Bashkia Dibër lë në harresë banorët

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.01.2026, 19:20

Prej pesë ditësh, rruga Peshkopi–Ushtelence është e shembur, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullimin e automjeteve dhe rrezik të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve, ndërsa Bashkia dhe institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin.

Sipas banorëve të zonës, një segment i rëndësishëm i rrugës është dëmtuar rëndë, duke e bërë kalimin thuajse të pamundur për automjetet. Megjithatë, edhe pas disa ditësh, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete nga ana e Bashkisë, për riparim të rrezikut.

Qytetarët denoncojnë se kjo rrugë është një aks jetik për lëvizjen e përditshme, transportin dhe lidhjen e fshatrave me qytetin e Peshkopisë. Mosreagimi i institucioneve po i detyron banorët të përballen çdo ditë me rrezik aksidentesh, ndërsa mjetet emergjente mund të hasin vështirësi serioze në rast nevoje.

Në vend që të merren masa të menjëhershme, Bashkia duket se ka zgjedhur të injorojë situatën, duke lënë qytetarët të përballen vetë me pasojat. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe mbajtje përgjegjësie për këtë neglizhencë, që po rrezikon sigurinë dhe jetën e tyre çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit