Ernest Muçi nuk di të ndalet, shënon dopietë dhe ndez tribunën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.01.2026, 17:31

Ernest Muçi vazhdon të shënojë gola me një rregullsi mbresëlënëse në Turqi, teksa ka lënë gjurmë edhe sot në Kupë me fanellën e Trabzonsporit.

Në ndeshjen e raundit të dytë, në fazën me grupe, e zhvilluar në fushën e Istanbulsporit, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që hapi serinë e golave. Muçi tundi rrjetën në minutën e 41-të me një diagonale të shkëlqyer, duke konfirmuar edhe një herë formën e tij të jashtëzakonshme.

Por protagonizmi i tij nuk u ndal me kaq. Në pjesën e dytë në minutën e 61, Muçi realizoi edhe golin e dytë personal, duke kompletuar dopietën dhe duke qenë lojtari vendimtar i takimit.

Golat e tij ndezën tribunat, ku tifozët e Trabzonsporit shpërthyen në brohoritje “Muçi, Muçi”, një dëshmi e qartë se sulmuesi shqiptar është shndërruar shumë shpejt në idhull për ta, pavarësisht se ka vetëm pak muaj pjesë e kësaj skuadre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit