Publikoi audio në IG nga burgu, “babagjyshi” Pjetri për JOQ: Po më cenohet e drejta e fjalës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.01.2026, 16:19

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar një kontroll urgjent në qelinë e të dënuarit Fatmir Pjetri, i cili vuan dënimin në burgun e Burrelit, pas publikimit në rrjetet sociale të një audioregjistrimi në emër të tij. Në regjistrim, Pjetri pretendon se autoritetet penitenciare nuk e kanë lejuar të botojë një roman të shkruar prej tij, për shkak të përmbajtjes me dhunë. Autoritetet po hetojnë mënyrën se si audioja është regjistruar dhe shpërndarë, si dhe nëse janë shkelur rregullat e sigurisë brenda institucionit, duke pasur parasysh edhe precedentë të mëparshëm të sigurisë.

Ndërkohë, në redaksinë e JOQ ka mbërritur një mesazh nga Instagrami i Fatmir Pjetrit, ku thuhet se regjistrimi është realizuar në mënyrë të ligjshme nga një person i afërt dhe se i dënuari nuk ka kryer veprime të paligjshme. Në mesazh theksohet se bëhet fjalë për të drejtën e shprehjes dhe për një vepër letrare, ndërsa rikthimi i ngjarjeve të së kaluarës cilësohet si i padrejtë. Autoritetet nuk kanë reaguar ende zyrtarisht lidhur me këto pretendime.

Mesazhi për JOQ nga Instagrami i Pjetrit:

Përshëndetje! Fatmir Pjetri nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Regjistrimi është bërë nëpërmjet një telefoni të ligjshëm dhe është realizuar nga një person i afërt i Fatmirit. Është për të ardhur keq që po ndërmerren represalje, ndërkohë që ai po vuan një dënim dhe nuk i është hequr e drejta e fjalës. Në këtë rast bëhet fjalë për një libër, por në vend që fokusi të ishte përmbajtja e tij, po rikthehen ngjarje të supozuara të para 12 viteve, të ndërtuara mbi fjalët e një të penduari. Në Shqipëri shpifja është dënim publik pa gjyq. E vërteta vjen vonë, kur dëmi është bërë. Shpifja bie, por njolla lihet me qëllim.

Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal 'Babagjyshët' që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit