“Punimet nisën në 2024 dhe u harruan”/ Banorët e Njësisë nr. 2 mes rrugëve të shkatërruara

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2026, 15:49

Një qytetar ka denoncuar publikisht zvarritjen e punimeve publike në Tiranë, duke ngritur shqetësimin për mungesën e përgjegjësisë institucionale.

Sipas qytetarit, punimet për bllokun e lagjes që kufizohet në rrugën “Mihal Grameno”, “Todi Shkurti” dhe “Zonja Çurre” në Njësinr Administrative nr. 2, kanë nisur në shtator 2024 me një afat përfundimi prej 8 muajsh, por ende nuk kanë përfunduar.

Aktualisht jemi në janar 2026, ndërsa rruga, trotuari dhe lagjja ndodhen në gjendje shumë të keqe dhe janë lënë përgjysmë.

Qytetari kërkon që rasti të bëhet publik, me shpresën se zëri i banorëve do të dëgjohet në këtë mënyrë që institucionet përgjegjëse të marrin masa dhe të përfundojnë punimet e lëna pezull.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje doja tiu tregoja sesi nisin dhe bitisin punet ne Shqiperin ton te dashur Nese mundeni publikojeni se ndoshta zeri juaj eshte me i fort se joni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit