Një situatë alarmante është konstatuar nga qytetarët në zonën ku lumi Shkumbin derdhet në plazhin e Vilë Bashtovës.
Prej kohësh, kjo hapësirë po mbushet çdo ditë e më shumë me mbetje dhe ndotje të sjella nga lumi, duke krijuar një pamje të rëndë dhe shqetësuese për mjedisin dhe banorët.
Sipas qytetarëve, në këtë zonë nuk ka asnjë reagim nga bashkia apo institucionet përkatëse, të cilat duket se mungojnë plotësisht në menaxhimin dhe pastrimin e kësaj situate. Ndotja po shtohet dita-ditës, ndërsa mbetjet vazhdojnë të përfundojnë në det, duke rrezikuar seriozisht ekosistemin dhe shëndetin publik.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse për të ndalur këtë ndotje dhe për të marrë masa konkrete për pastrimin dhe mbrojtjen e zonës.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje kjo esht situata nga lumi shkumbin qe derdhet ne plazhin e vile bashtoves.!! Ktu ska as bashki asnje instuticion qe te vij dhe te kujdeset per kete makaber qe vec po mbushet nga mbetjet e lumit cdo dite e me shumë. Anonim pls se ktu esht gje dje rend cdo dite e me shume plera ca te mari lumi para