Kontroll në qelinë e “Babagjyshit”, shkak audioregjistrimi në Instagram

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.01.2026, 14:58

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar një kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, i cili vuan dënimin në burgun e Burrelit. Pjetri njihet si pjesë e bandës së ashtuquajtur të “Babagjyshëve”, ndërsa masa është marrë pas një zhvillimi të papritur në rrjetet sociale.

Shkak është bërë një publikim (audio-regjistrim) në Instagramin e të burgosurit, ndërsa kontrolli do të ushtrohet për të zbuluar sesi është bërë ky regjistrim dhe si është postuar në rrjetin e tij social. Bëhet fjalë për një publikim në profilin e Instagramit të tij, një regjistrimi audio zëri nga qelia e Burrelit, ku akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kanë lejuar që të botojë një roman që ka shkruar, pasi përmban akte dhune.

Sipas burimeve zyrtare, kontrolli synon të zbulojë nëse janë shkelur rregullat e sigurisë dhe nëse janë përdorur mjete të palejuara komunikimi. Kujtohet se në vitin 2025, Fatmir Pjetri ka tentuar të arratisej nga burgu 313, çka e bën edhe më të ndjeshme situatën aktuale për autoritetet penitenciare.

Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal 'Babagjyshët' që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet.

24 Dhjetor 2013

24 Dhjetor 2013

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit