Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Këlcyrë, ku një grua 30-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur për shkak të një çështjeje divorci. 30-vjeçarja kishte kërkuar të ndahej nga bashkëshorti, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga familjarët e saj, duke çuar në një debat të ashpër.
Burime nga policia bëjnë me dije se pas konfliktit verbal, familjarët e kanë marrë gruan me forcë në automjet dhe e kanë çuar në banesën e xhaxhait. Dyshohet se aty ajo është dhunuar fizikisht nga vëllai dhe xhaxhai i saj. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici.