Rruga Valbonë–Bajram Curri plot me gurë, rrezik aksidentesh në zonën turistike

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.01.2026, 12:59

Një qytetar ka denoncuar gjendjen problematike të rrugës Valbonë–Bajram Curri, një aks i rëndësishëm që lidh një nga zonat më të frekuentuara turistike të vendit. Sipas denoncimit të dërguar në redaksi, rruga është e mbushur me gurë dhe inerte, duke u kthyer në një burim të vazhdueshëm rreziku për drejtuesit e automjeteve dhe vizitorët.

Banori shprehet se, pavarësisht rrezikut të lartë për aksidente, nuk ka asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës. Ai thekson se kjo situatë është veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh se zona e Valbonës është një atraksion i njohur turistik, i vizituar çdo vit nga mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Qytetari kërkon reagim urgjent nga autoritetet për të shmangur ngjarje të rënda dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit. Sipas tij, lënia në këtë gjendje e një rruge kaq të rëndësishme dëmton jo vetëm jetën e banorëve dhe turistëve, por edhe imazhin e turizmit shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit