Shqiptari nuk zë mend, deportohet për herë të pestë nga Anglia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.01.2026, 12:07

Një emigrant i paligjshëm do të deportohet nga Mbretëria e Bashkuar për herë të pestë pasi u zbulua i fshehur në pjesën e pasme të një rimorkioje. Romeo Zani, 32 vjeç, ka tentuar vazhdimisht të hyjë ilegalisht në Britani që nga viti 2017, duke përdorur metoda të ndryshme për të shmangur autoritetet kufitare.

Sipas raportimeve të Daily Mail, Gjykata e Newcastle dëgjoi se Zani u bë i njohur për herë të parë me Forcën Kufitare rreth nëntë vjet më parë, kur pranoi se kishte hyrë në vend nga pjesa e pasme e një kamioni dhe kishte punuar ilegalisht. Që atëherë, ai është kapur disa herë duke tentuar të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë edhe një përpjekje me jaht në Falmouth, si dhe ka kaluar periudha të gjata duke u fshehur.

Zani ka vuajtur edhe dënime me burg dhe ndaj tij është lëshuar një urdhër deportimi i pacaktuar. Së fundmi, ai u burgos përsëri pasi pranoi shkeljen e radhës të urdhrit të dëbimit. Regjistruesi Nicholas Worsley e dënoi me dy vjet burg, duke theksuar se kjo do të jetë hera e pestë që ai deportohet nga Mbretëria e Bashkuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit