Vlonjati: Lagjja “24 Maj” me plehra! Drejtoresha: Blini shtëpi diku tjetër

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.01.2026, 12:30

Një banor nga qyteti i Vlorës ka denoncuar publikisht gjendjen alarmante të ndotjes në lagjen “24 Maj”, në rrugën ish kopshti “Pëllumbat e Paqes”. Përmes një videoje të dërguar në redaksi, ai shprehet se zona është e mbushur me plehra dhe se situata po përkeqësohet çdo ditë, pa asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Sipas banorit, pavarësisht se qytetarët paguajnë rregullisht taksat, shërbimi i pastrimit mungon dhe banorët po përballen me kushte të papranueshme. Ai pretendon se drejtoresha e pastrimit nuk ka dhënë zgjidhje, por u ka sugjeruar banorëve të shpërngulen diku tjetër, ndërsa mbeturinat vazhdojnë të grumbullohen dhe të rrezikojnë shëndetin e banorëve.

"Përshëndetje jam nga Vlora, lagja 24 Maj rruga ish kopshti "Pëllumbat e Paqes". Postojeni këtë video ju lutem, shiko ça bëhet në këtë lagje, s’na jep asnjë zgjidhje. Vendi plot plehra. Drejtoresha e pastrimit na jep mend, thotë blini shtëpi diku tjetër. Taksat tona i marrin, por plehrat po na mbysin", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit