Venezuela ‘godet’ mafien shqiptare, 7 ton drogë nga Ekuadori

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.01.2026, 11:13

Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Paqes i Venezuelës, Diosdado Cabello, njoftoi sekuestrimin e një ngarkese të madhe droge prej 6.850 kilogramësh, duke e çuar totalin e drogës së konfiskuar në 7.148 kilogramë vetëm gjatë 13 ditëve të para të janarit. Ai sqaroi se ngarkesa përbëhej nga 238 thasë me gjithsej 14.280 pako, ku shumica ishin marijuanë dhe një pjesë më e vogël kokainë.

Sipas autoriteteve, nga ngarkesa e sekuestruar 14.199 pako ishin marijuanë me peshë 6.758 kilogramë, ndërsa 81 pako ishin kokainë me peshë 91 kilogramë. Cabello theksoi se ky operacion përbën një goditje të fortë ndaj pretendimeve se Venezuela lehtëson trafikun e drogës, duke nënvizuar se shteti do të ndalojë çdo lloj substance të paligjshme që kalon nëpër territorin e tij.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se operacione të tjera janë zhvilluar në shtetin Zulia, ku janë arrestuar gjashtë persona në dy raste të ndara për posedim marijuane. Sipas tij, të dyja grupet janë të lidhura me mafien shqiptare që operon nga Ekuadori, ndërsa strategjia e qeverisë për bllokimin e rrugëve detare dhe ajrore po i detyron grupet kriminale të përdorin rrugë tokësore, ku janë më të ekspozuara ndaj kontrollit shtetëror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit