Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa ishte duke punuar tokën në zonën e Levanit, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.
Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 45-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Burime zyrtare bëjnë me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.