Arratisja nga duart e policisë e Ndocit, 8 të arrestuar, mes tyre edhe një grua

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.01.2026, 10:00

Tetë persona janë arrestuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në spitalin Infektiv të Durrësit, ku gjatë një kontrolli mjekësor u arratis Altin Ndoci, një emër i njohur i botës së krimit. Ndoci ishte vënë në pranga rreth gjashtë vite më parë me urdhër të SPAK dhe ndodhej nën shoqërimin e policisë së burgjeve në momentin e dërgimit për ndihmë mjekësore.

Mes personave të arrestuar janë shefi i komanduar i policisë së burgjeve dhe kryeinfermieri i spitalit Infektiv të Durrësit. Autoritetet dyshojnë se shkelje të rënda të procedurave të sigurisë dhe bashkëpunimi mes disa funksionarëve kanë bërë të mundur arratisjen e të dënuarit nga ambientet e spitalit.

Në pranga kanë rënë kryeinfermieri Aulon Çuko, zëvendësshefi i policisë Desdemon Pazaj, pesë punonjësit e policisë së burgjeve që shoqëronin Ndocin, Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi dhe Aranit Çela, si edhe Violeta Uka. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Kush mban përgjegjë për këtë arratisje dhe a duhet të ndëshkohet i gjithë zinxhiri institucional që dështoi?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit