Mjeti me të cilin Ndoci u arratis nën hundën e shtetit, targat e ‘Audi A7’ u vodhën disa ditë më parë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.01.2026, 09:18

Makina në foto është një automjet tip “Audi A7”, me targë AB 700 RS, me të cilin dyshohet se është arratisur ditën e sotme nga Spitali Rajonal i Durrësit i paraburgosuri Altin Ndoci. Sipas burimeve, automjeti e ka pritur atë në parkimin e spitalit, çka tregon se arratisja ka qenë e organizuar dhe e mirëplanifikuar më herët.

Raportohet se mjeti me të cilin u largua Ndoci kishte targa të vjedhura, të denoncuara disa ditë më parë nga autoritetet. Dyshohet se Audi A7 është përdorur enkas për t’i shmangur kontrollet policore pas largimit nga ambientet e spitalit. Ky fakt ngre pikëpyetje të forta mbi dështimin e strukturave të sigurisë për të parandaluar dhe zbuluar në kohë një skenar të tillë arratisjeje.

Altin Ndoci ka përfituar nga një moment pakujdesie i efektivëve që e shoqëronin gjatë vizitës mjekësore. Ai ka kërkuar të shkojë në tualet dhe, sapo ka dalë, ka goditur punonjësin e sigurisë, duke zbritur me shpejtësi shkallët nga kati i tretë i infektivit. Pavarësisht se një efektiv qëlloi me armën e shërbimit, Ndoci arriti të largohej dhe të hipte në automjetin që e priste jashtë spitalit. Ngjarja ekspozon qartë mungesën e protokolleve funksionale dhe papërgjegjshmërinë institucionale, duke rritur shqetësimin për sigurinë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit