Skema: I riu mashtron rojen e parkingut dhe vjedh makinën në mes të ditës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.01.2026, 00:42

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast shokues vjedhjeje, që ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, në një parkim privat në rrugën “Hajdar Hidi”, pas Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas denoncimit, ngjarja është realizuar përmes një skeme mashtrimi brenda pak sekondash dhe në mes të ditës. Personi i dyshuar, i cili shihet qartë në pamjet filmike, ka shkuar në parkim dhe i ka kërkuar rojes çelësat e një automjeti tip Volkswagen, duke u prezantuar si person i autorizuar.

Për të krijuar besueshmëri, ai ka bërë sikur po fliste në telefon me pronarin e makinës, duke e bindur rojën që t’ia dorëzonte çelësat. Menjëherë pas kësaj, personi është larguar qetësisht me automjetin, pa ngritur dyshime në momentin e ngjarjes.

Automjeti i vjedhur është një Volkswagen Jetta/Passat me targa AB 098 RE. Sipas denoncuesit, e gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së parkimit.

Rasti është kallëzuar në polici dhe aktualisht po hetohet nga autoritetet. Qytetari u bën thirrje të gjithë atyre që mund ta njohin personin ose të kenë informacion mbi vendndodhjen e automjetit, të kontaktojnë menjëherë.

JOQ Albania publikon videon dhe fotot për të ndihmuar në identifikimin e autorit, duke theksuar se çdo informacion mund të jetë i vlefshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit