E kishin kthyer dyqanin në fabrikë kanabisi, burg për dy shqiptarët në Britani

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.01.2026, 22:52

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me 14 muaj burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi autoritetet zbuluan një fabrikë kanabisi të ngritur brenda një ish-dyqani kostumesh në qendër të qytetit Portsmouth.

Bëhet fjalë për Hassan Dauti, 32-vjeç, banues në Arundel Street, Portsmouth, dhe Emiljano Shehi, 40-vjeç, pa një vendbanim të përhershëm. Ata u arrestuan në tetor, pasi policia gjeti rreth 300 bimë kanabisi të shpërndara në tre kate të ish-dyqanit “U Need Us”, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 160 mijë paundësh.

Sipas policisë, rasti u zbulua pasi punonjës të kompanisë së energjisë Scottish & Southern Electricity kishin shkuar për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike në ambientin e braktisur dhe konstatuan një erë të fortë kanabisi.

Të dy të pandehurit u shpallën fajtorë për kultivim të kanabisit dhe për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dënuar nga Gjykata e Kurorës në Portsmouth. Pas përfundimit të dënimit, ata do t’i dorëzohen shërbimeve të emigracionit.

Shefi i policisë lokale, Sam Warne, deklaroi se fabrika të tilla përbëjnë rrezik serioz, veçanërisht nga zjarret për shkak të ndërhyrjeve të rrezikshme në rrjetin elektrik, duke theksuar se autoritetet do të vijojnë goditjen ndaj aktivitetit kriminal dhe shpërndarjes së drogës në komunitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit