Iku me “të katra”: Del video e arratisjes së Altin Ndocit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.01.2026, 21:40

Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur Altin Ndoci largohet me vrap nga ambientet e Spitalit të Durrësit, duke iu shmangur rojeve të sigurisë.

Në video, Ndoci shihet duke vrapuar mes makinave në parkimin e spitalit dhe zhduket pas një ndërtese, ku duket se e priste një mjet tip “Audi”. Ky mjet u përdor për arratisjen e tij nga spitali, duke e bërë ikjen të shpejtë dhe dramatike.

Pamjet janë bërë virale në media, duke rikthyer vëmendjen tek rrethanat e sigurisë në spitalet publike dhe shoqërimi i të burgosurve gjatë vizitave mjekësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit