Një rrëshqitje dheu është regjistruar mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00 në fshatin Cernalev, duke vënë në rrezik dy familje që banojnë pranë zonës së prekur.
Sipas informacioneve nga banorët, rrëshqitja ka ndodhur në afërsi të tubave të hidrocentralit, çka përbën një rrezik shtesë në rast të përkeqësimit të situatës dhe zgjerimit të rrëshqitjes.
Megjithëse për ngjarjen janë njoftuar autoritetet përkatëse, deri në këto momente në terren ka shkuar vetëm policia, e cila ka konstatuar situatën, pa pasur ndërhyrje nga institucionet e tjera përgjegjëse për emergjencat civile, mbrojtjen e territorit apo infrastrukturën.
Mungesa e reagimit nga autoritetet përkatëse ngre shqetësime mbi menaxhimin e situatave të rrezikut natyror, ndërsa banorët e zonës vijojnë të jetojnë nën pasiguri për shkak të paqëndrueshmërisë së terrenit.