Pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit, vëmendja bie tek Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, i cili duket se ka harruar plotësisht detyrën e tij kryesore: sigurinë dhe menaxhimin e burgjeve. Nën drejtimin e tij, një i paraburgosur për krime të rënda arratiset nën hundën e efektivëve, ndërkohë që në të kaluarën ka pasur raste kur të burgosurit kanë vdekur si pasojë e mungesës së mjekëve.
Punonjësit ankohen për mosdhënie pagese dhe kushte të papërshtatshme, ndërsa Qose, i emëruar nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Ulsi Manja, duket se e ka kthyer drejtimin e burgjeve në një mundësi për pasurim personal. Ai nuk merr masa konkrete për të përmirësuar sigurinë ose kushtet e punës, por vetëm ruan karrigen dhe rrit pasurinë e tij.
Sot, arratisja e një krimineli i bën burgjet shqiptare të duket si strukturë pa kontroll, ku efektivët janë të pakët dhe sistemi i sigurisë ka dështuar totalisht. Kur SPAK do të ndërhyjë për të hetuar menaxhimin katastrofik të Qoses dhe për të vendosur llogaridhënie për dështimet që rrezikojnë jetën e të burgosurve dhe sigurinë publike.