Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një situatë problematike në zonën e Armathit, përgjatë rrugës së Gjirit të Lalzit, si pasojë e ujërave të përmbytjeve të ditëve të fundit.
Ai ka treguar me pamje se si rruga është çarë nga uji duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve por edhe qytetarëve.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për përmirësimin e gjendjes së rrugës, shmangien e aksidenteve dhe përkeqësimit të mëtejshëm të situatës.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje JOQ, Ne rrugen e gjirit te Lalzit, zonen e Armathit ka carje rruge nga uji i permbytjeve"