Pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci, person i rrezikshëm dhe pjesë e një grupi kriminal, i akuzuar nga SPAK, mësohet se menjëherë pas ngjarjes është pezulluar zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.
Urdhri i pezullimit vjen pak orë pas arratisjes së ndodhur në spitalin infektiv të Durrësit.
Altin Ndoci u arratis nën hundën e policisë, duke shfrytëzuar një moment të shkurtër vëmendjeje të efektivëve që e shoqëronin. Pas një grushti të dhënë policit që e shoqëronte në dhomë, ai zbriti shkallët me shpejtësi dhe u largua jashtë spitalit pa u ndaluar nga askush.
Ngjarja nxorri në pah dështimin flagrante të masave të sigurisë: një i paraburgosur për krime të rënda mundi të ikte nën vëmendjen e efektivëve të Burgjeve, duke e kthyer një vizitë mjekësore në një arratisje të suksesshme dhe duke vënë në diskutim menaxhimin e të paraburgosurve me rrezikshmëri të lartë.
Drejtoria e burgut Durrës ka në krye Indrit Cërlojn.