Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen në të cilën iu la apartamenti i saj pas përfundimit të kontratës së qirasë.
Ajo ka treguar se 5 vite më parë, i ka dhënë me qira banesën e saj me të gjitha kushtet Xhildës, një zonje nga Elbasani, por pas largimit të saj, ajo e ka gjetur apartamentin me dëmtime dhe papastërti të theksuar.
Qytetarja shprehet se gjendja më problematike ka qenë në tualet ku ishte shumë e nevojshme ndërhyrja për pastrim dhe rikthim të gjendjes normale. Ajo tregon se ka kaluar rreth dy javë duke pastruar ambientet dhe duke lyer muret për shkak të ndotjes së madhe.
Qytetarja ka kërkuar që rasti të bëhet publik për të informuar të tjerët që të kenë kujdes nga kjo zonjë që merr banesa me qira dhe nuk i mirëmban ashtu siç duhet dhe e parashikon kontrata.
Denoncimi i qytetares:
"Pershendetje Joqalbania. Dua te bej nje denoncim te ju pasi jeni ju qe ju vini ne ndihme njerezve qe nuk gjejne zgjidhje .I pata dhene nje apartament me qera Xhildes nga Elbasani me te gjitha kushtet. Kur iku jam tmerruar kur pashe se ne cfar gjendje e kishte lene. Ju lutem bejeni publike se po i ndodh dhe personave te tjere ku ajo mer shtepi me qera e njejta gje si une. Po jo dergoj foton e saj qe mos ti ndodh dhe te tjereve Zonje xhilda nga Elbasani ,kjo eshte. Kam ndejtur dy jave vetem me banjon duke e pastruar. E kami lyer me tre duar hidromat si nuk kishe cfar te shifej, tualeti ne gjendje skandaloze, papasterti e madhe