Arratiset nga spitali i Durrësit i burgosuri Altin Ndoci

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2026, 13:33

Një i burgosur me rrezikshmëri të lartë ka arritur të arratiset nga spitali infektiv i Durrësit, ku ndodhej i shtruar për probleme shëndetësore.

I arratisuri është Altin Ndoci, i cili ishte vënë në pranga me urdhër të SPAK.

Ndoci ishte arrestuar si pjesë e operacionit “Plumbi i Artë” dhe akuzohet për përfshirje në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona. Ai konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen e tij ndërkohë që rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit