Burri në Yzberisht rreh dy 10-vjeçarët se hodhën kapsolla

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.01.2026, 13:26

Një denoncim shqetësues ka mbërritur pranë redaksisë sonë, duke ngritur edhe një herë alarmin mbi sigurinë e fëmijëve në ambientet publike.

Sipas pamjeve të vëna në dispozicion të redaksisë dhe pretendimeve të denoncuesit, një burrë rreth moshës 40 vjeç ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy të miturve, njëri prej të cilëve vetëm 10 vjeç. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ditën e shtunë, pas një konflikti, ku pretendohet se fëmijët kishin hedhur kapsolla.

Incidenti ka ndodhur pranë Grand Gallery, në zonën e Yzberishtit, një zonë e frekuentuar nga familje dhe fëmijë.

Pamjet tregojnë momente të rënda, të cilat kanë shkaktuar indinjatë dhe shqetësim te qytetarët. Rasti është referura pranë organeve kompetente megjithatë nuk dihet nëse është marrë ndonjë masë ndaj 40-vjeçarit.

Ngjarje të tilla rikthejnë në vëmendje një problem serioz: mungesën e sigurisë për fëmijët në hapësirat publike dhe nevojën për reagim të menjëhershëm institucional për mbrojtjen e tyre. Dhuna ndaj të miturve është e papranueshme dhe duhet të ndëshkohet sipas ligjit.

Mesazhi i qytetarit:

Ngjarje e rëndë në Grand Gallery, Yzberisht. Një i rritur ushtron dhunë ndaj një fëmije 10-vjeç në ambient publik. Rasti është denoncuar zyrtarisht, është në hetim nga policia dhe në prokurori. Dhuna ka ndodhur se fëmijët kishin hedhur kapsolla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit