Edukatorja e kopshtit sulmohet me mjet të fortë nga nxënësi në Pejë, dërgohet në emergjencë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2026, 15:10

Një nxënës në Pejë ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e goditjes me mjet të fortë, edukatorja ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, si dhe prokurori i shtetit, për të hetuar rrethanat e incidentit.

“Sot në orën 10:40, Policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime. E njëjta është dërguar në emergjencën në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Prokurori”, tha Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit