SI SOT/ Nga policia e Ismail Qemalit, te Policia e Ramës dhe Prodës! Sa të sigurt ndiheni në Shqipëri?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.01.2026, 13:07

Sot Policia e Shtetit shqiptar shënon 113 vjet nga krijimi i saj, një histori që nis më 13 janar 1913 me vendimin e Ismail Qemalit për të ngritur një institucion themelor për rendin dhe sigurinë e shtetit të ri shqiptar. Në këtë rrugëtim shekullor, Policia ka kaluar luftëra, tranzicione të dhimbshme dhe reforma të pafundme, duke lënë pas edhe një çmim të rëndë njerëzor, me 231 punonjës të rënë në krye të detyrës, të cilët sot përmenden si dëshmorë të rendit dhe ligjit.

Por përtej ceremonive dhe fjalimeve solemne, realiteti i përditshëm ngre hije të forta mbi këtë përvjetor. Në vitet e fundit, Policia është kritikuar për dështime të përsëritura në zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, atentate pa autorë dhe një ndjenjë pasigurie që vazhdon të shoqërojë qytetarët. Me ironi, bilanci publik shpesh duket se përbëhet më shumë nga gëzhojat e mbledhura në vendngjarje sesa nga dosjet e mbyllura me autorë përpara drejtësisë. Në këtë kontekst, pyetja që shtrohet natyrshëm është: a ndihen sot qytetarët realisht të sigurt, pas 113 vitesh Polici?

Në deklaratën e tij festive, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u shpreh: “Besoni tek ne! Jemi ajo që bëjmë, jo ajo që flitet përmes përbaltjes”. Një frazë që tingëllon fort, por që për shumëkënd kthehet në ironi të hidhur. Sepse nëse Policia është ajo që bën, atëherë qytetarët gjykojnë mbi atë që shohin dhe përjetojnë çdo ditë, jo mbi fjalët. Besimi nuk ndërtohet duke quajtur kritikën “përbaltje”, por duke kthyer sigurinë në një realitet të prekshëm dhe drejtësinë në një përfundim, jo në një premtim festiv.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit